Zv.kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për politika të qeverisjes së mirë dhe transparencë, Arben Fetai priti sot në një një vizitë kurtuazie, Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Vetiut, Florian Qehaja, shoqëruar nga Konsulli, Xhevat Podvorica.
Në një bashkëbisedim vëllazëror dhe të frytshëm diskutuan me fokus në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve tashmë të shkëlqyera mes dy vendeve dhe nismat e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht Procesin e Berlinit, dhe politikat e qeverisjes së mirë.
“Pata kënaqësinë të prisja sot në një vizitë kurtuazie, Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, shoqëruar nga Konsulli, Xhevat Podvorica.
Zhvilluam bashkëbisedim vëllazëror dhe të frytshëm, me fokus në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve tashmë të shkëlqyera mes dy vendeve tona, me fokus në nismat e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht Procesin e Berlinit, dhe politikat e qeverisjes së mirë.
Si Zëvendës Kryeministër dhe si qeveri do të jemi çdoherë pranë Qeverisë së Kosovës, si partnerë e aleatë, për mbrojtjen e shtetesisë së Republikës së Kosovës dhe përkrahjen e anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare”, shkruan zv.kryeministri Fetai.