8 C
Tetovo
E martë, 1 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai: Taravari ka mbetur i vetmuar dhe i transformuar

Fetai: Taravari ka mbetur i vetmuar dhe i transformuar

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Telegrafi Maqedoni tha se nuk ia vlen të komentohet sfida e Taravarit për të. Sipas Fetait, Arben Taravari ka mbet i vetmuar dhe i transformuar.

“Nuk ia vlen të komentohet deklarata e Taravarit ai ka mbet i vetmum dhe i transformuar. Nuk kemi më asnjë komunikim, për herë të fundit kemi folur dy ditë para se të ndërmarrë hapat që i keni parë”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Fetai shtoi se Taravari i ka kërkuar që të pasivizohet e të kthehet në Belgjikë.

“Taravari më ka kërkuar që të kthehem në Belgjikë e të pasivizohem dhe ma ka zgjat dorën kthehu në tetor pas zgjedhjeve lokale ti je kryetar i Aleancës për Shqiptarët, e kam refuzuar këtë ofertë pasi nuk më duhet ajo parti që shkon në BDI dhe bëhet patericë e Ali Ahmetit”, përfundoi Fetai.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments