Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në Debat Plus në TV Dukagjini tha se është për keqardhje gjendja e Arben Taravarit në të cilën është katandisur, tha se gjë tjetër pos shpifjeve nuk i ka ngelur. Fetai për herë të parë tregon një bisedë private me Taravarin ku thotë se ka lutur që ky i fundit të kthehet në Belgjikë dhe në shtator do ta bënte kryetar partie.
“Taravari po shpif sepse nuk ka çfarë të bëjë tjetër. Ai më luti mua që të kthehem në Bruksel dhe në shtator të kthehem dhe të bëhem kryetar i ASH-së. Pra, Taravari më thoshte më lë të qetë të shkojë me BDI-në në koalicion. Unë i thash që nuk më duhet një parti që shkon te BDI. Ai është i gatshëm të shpif çdo gjë, për bashkëpunëtorët e tij, Azir Aliu është ndër të parët që ka kontribuar në koalicionin VLEN. Ne jemi në rrugën tonë ne nuk guxojmë ta shesim ASH-në te Ali Ahmeti”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
Ai shtoi se mbledhja e parë ndërqeveritare që e kemi bërë ka qenë me Kosovën.
“Mbledhja e parë ndërqeveritare është bërë me Kosovën, vizita e parë e Mickoskit ishte në Zagreb, ideja e Open Ballkan ka vdekur, ide e cila ishte përkrahur kryekëput nga BDI-ja”, përfundoi Fetai.