8 C
Tetovo
E premte, 20 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai: Tregtarëve me komuna dhe misionarëve të Artanit u doli boja!

Fetai: Tregtarëve me komuna dhe misionarëve të Artanit u doli boja!

Me muaj të tërë torturuan opinionin me kërkesa për lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe sondazhe për kryetarë komunash. Refuzuan ofertën bujare të VLEN-it për pesë komuna të sigurta dhe u munduan të sabotojnë koalicionin qeverisës. Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, zëvendëskryeministri Arben Fetai, ndërsa ka komentuar marrëveshjen akoma të pazyrtarizuar Fronti Evropian me dy Aleancat për Shqiptarët, shkruan gazeta KOHA.

Postimi i plotë i zëvendëskryeministrit Arben Fetai:

Me muaj të tërë torturuan opinionin me kërkesa për lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe sondazhe për kryetarë komunash. Refuzuan ofertën bujare të VLEN-it për pesë komuna të sigurta dhe u munduan të sabotojnë koalicionin qeverisës.

Por, siç e paralajmëruam, përfunduan aty ku e dinim se tanimë janë ulur, në prehrin e Ali Ahmetit, me lista dhe kandidatura të përbashkëta në katër komuna, të cilat mund të jenë të dhuruara në letër, por kurrsesi të fituara.

Misioni i tyre i vërtetë është i qartë: të rehabilitohet BDI-ja e korruptuar dhe të rikthehet Artan non grata. Shqiptarët e kanë kuptuar lojën e tyre. Ata nuk duan kthimin e një sistemi të kalbur, të mbushur me hajni, korrupsion e tradhti. Populli ynë dëshiron një të ardhme me politikanë të ndershëm, që punojnë për interesin e përbashkët, jo për xhepat e tyre. Shqiptarët zgjedhin shpresën, jo tradhtinë!

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments