8 C
Tetovo
E shtunë, 17 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFetai uron Benjat Bakijin për emërimin si Drejtor i ri i Inspektoratit...

Fetai uron Benjat Bakijin për emërimin si Drejtor i ri i Inspektoratit Shtetëror Komunal

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka pritur në zyrën e tij Benjat Bakijin, të cilin e ka uruar personalisht për emërimin e tij si Drejtor i ri i Inspektoratit Shtetëror Komunal.

Përmes një postimi në Facebook, Fetai ka vlerësuar përvojën profesionale të Bakijit, duke theksuar angazhimin e tij të mëparshëm si udhëheqës sektori në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive.

“Jam i bindur se me përkushtim dhe integritet do ta udhëheqë Inspektoratin, me fokus të veçantë në përmirësimin e shërbimeve komunale në të gjithë vendin”, ka shkruar Fetai.

Në fund të mesazhit, zëvendëskryeministri i ka uruar sukses Bakijit në përgjegjësitë e reja, duke shtuar se sektori komunal është tashmë “në duar të afta”.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments