8 C
Tetovo
E mërkurë, 7 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFetai zhvillon drekë pune me Ambasadorin francez Christophe Le Rigoleur
- Advertisment -spot_img

Fetai zhvillon drekë pune me Ambasadorin francez Christophe Le Rigoleur

Zëvendëskryeministri Arben Fetai është takuar sot në një drekë pune me ambasadorin e Francës në vend, Christophe Le Rigoleur. Sipas Fetait, Franca mbetet një partnere historike dhe një mbështetëse e rëndësishme e rrugës eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, si dhe e forcimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit diskutuan mbi rezultatet e zgjedhjeve lokale, vijimin e punës së qeverisjes qendrore dhe prioritetet kryesore të ekzekutivit. Fetai theksoi se prioritet mbeten “puna e ndershme, stabiliteti politik dhe zbatimi i shpejtë i reformave që e afrojnë vendin drejt Bashkimit Evropian”.

Ai vlerësoi mbështetjen e Francës si “të çmuar dhe të pazëvendësueshme”, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dypalësh në proceset reformuese dhe integruese të vendit.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments