Zëvendëskryeministri dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai sot me bashkëdhëheqësit e VLEN-it kanë vizituar komunën e Vrapçishtit, duke i dhënë përkrahje kandidaturës së pavarur të Zulhajrat Demirit.
Sipas Fetai kjo kandidaturë buron nga vetë qytetarët dhe mbi të gjitha, Demiri, siç thekson ai, “është zëri i Vrapçishtit”.
“Sot në Vrapçisht, bashkë me miqtë e mi, bashkëudhëheqësit e VLEN-it, ishim përkrah një kandidature që buron nga vetë qytetarët. Zuli Demiri është kandidat i pavarur, por mbi të gjitha është zëri i Vrapçishtit, i njerëzve që kërkojnë punë, përfaqësim dinjitoz dhe fundin e politikës së kriminalizuar. Ne jemi këtu për ta mbështetur me një zë, sepse besojmë se komunat fitojnë vetëm atëherë kur vendimet kthehen te qytetari”, ka thënë Fetai.




