8 C
Tetovo
E shtunë, 25 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Aktivistët po na shtohen, me energji më të lartë, vazhdojmë...

Feti Abazi: Aktivistët po na shtohen, me energji më të lartë, vazhdojmë betejën e fitores

“Ky është mesazh dhe energji pozitive, që komuna jonë e ka përkrahjen edhe të shtetit,
Falë angazhimit të aktivistëve tanë, vazhdojmë në raundin e dytë, të cilët nuk kursyen edhe energjinë më të vogël”, ka hapur fjalimin e tij, kandidati fitues në raundin e parë për komunën e Bogovinës, Feti Abazi. I cili ditën e sotme e mirëpriti zv/ministrin e Brendshëm, Astrit Isenin, zv/kryeministrin Arben Fetai, kandidatin e VLEN për qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiun dhe disa drejtorë e funksionerë të qeverisë nga VLEN.

“Një pjesë e madhe e aktivistëve tanë, e dinë situatën që kemi përjetuar. Fitorja ishte në duart tona, edhe pse u penalizuam prej votave te pavlefshme. Do e rrumbullaksojmë fitoren në raundin e dytë, përmes vullnetit dhe energjisë së aktivistëve, të cilet dita ditës po shtohen. Fitoren me 2 nëntor, do e festojmë. Në pergjithësi, mbështetja e juaj, na shton energjinë për ta bërë luftën, deri në momentin e fundit”, ka përfunduar Feti Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments