8 C
Tetovo
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, apelon qytetarët për moshudhjen e mbeturinave: Sot, sërish pastruam deponinë...

Feti Abazi, apelon qytetarët për moshudhjen e mbeturinave: Sot, sërish pastruam deponinë në Novo Sellë

I pari i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka apeluar qytetarët e kësaj komune, për përkujdesje dhe mbrojtje të ambientit jetësor, duke qenë të vëmendshëm në ndalimin e hudhjes së mbeturinave, tek lokacionet publike.

Poashtu, ai ka nënvizuar, që pas pastrimit të deponisë në rrugën Bogovinë-Novo Sellë, para një muaji. Ndërrmarja Komunale, është detyruar sot ta pastrojë përsëri deponinë, si rezultat i rikrijimit të deponisë së egër.

“Pasi pastruam deponitë e egra përgjatë rrugës malore Bogovinë-Novosellë para pak më shumë se një muaji, sot përsëri janë vërejtur hudhje të inerteve nga persona të papërgjegjshëm!
Gjithashtu përgjatë rrugës hudhen edhe materiale tjera si plastika, qese prej plastmase nga pakujdesia!
Sot sërish jemi detyruar me ndihmën e Ndërmarjes Komunale Sharri të intervenojmë për pastrimin e këtij aksi nga hedhurinat!
Ju bëj APEL qytetarëve që të tregojnë kujdes për mirëmbajtjen e mjedisit!
Gjithashtu paralajmërojë kompanitë dhe individët që hudhin inerte në mënyrë joligjore se Komuna do të veprojë në përputhje me ligjin për çdo kënd që shkel regullat dhe ligjin për mbrojtjen e mjedisit!”, ka përfunduar Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments