Kryetari i Komunës së Bogovinë, Feti Abazi, me iniciativë të ambasadorit të Bashkimit Europian në vend, Michalis Rokas, ditën e sotme kanë shtruar iftar tê përbashkët për ministrat shqiptarë të VLEN-it.
Lajmin e ka bërë të ditur Feti Abazi, në platformën e tij në Facebook, i shoqëruar nga
kryeparlamentari Afrim Gashi, zv/kryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai, ministri i ekonomisë Besar Durmishi, ministri i ekologjisë Muhamet Hoxha dhe ministri i shëndetësisë, Azir Aliu.
Feti Abazi është shprehur se:
“Është nder dhe privilegj i veçantë që për herë të dytë brenda më pak se një muaji mirëpresim në komunën tonë Ambasadorin e BE-së, si dhe ministrat tanë në qeveri”, ka shkruar ai.
Kjo darkë vjen në momentin kur VLENI është futur në fazën e unifikimit të strukturave, dhe zërave se mund të paraqiten përplasje. Ndërsa kjo darkë shihet si sinjal që thirrja për unifikim të VLEN-it të jetë më e fortë se ndarrja në interesa të vogla grupore e individuale.

