Në mandatin tim 4 vjeçar, administrata dhe kuadri arsimor, nuk do të preket, përkundrazi do përkrahet dhe do të vlerësohet, ka shkruar fituesi i raundit të parë në komunën e Bogovinës, Feti Abazi nga VLEN.
“Sot po ju drejtohem kolegëve të mi të respektuar, punëtorëve administrativ e komunal si dhe Ju arsimtarë e pedagogë të nderuar, në të gjitha nivelet!
Unë vij nga vet ju, e di se si është të jesh nën presion, kërcënim e shantazh! E njoh mirë ndjenjën e përçmimit e disrespektit dhe herë-herë edhe të fyerjes!”, është shprehur ai.
Tutje, ai ka theksuar, se kultura institucionale do vijë si model dhe shembull i mirë, nga lart.
“Të gjitha këto me 2 Nëntor marrin fund!
Kultura institucionale do të vijë nga lart posht! Askush nga ju nuk do të ndjehet më i nënvlersuar, i përbuzur ose në presion!”, ka përfunduar, statusin e tij në Facebook, Feti Abazi.


