8 C
Tetovo
E enjte, 8 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Drejtori i Ndërrmarjes Ilir Nurishi, po punon për menaxhimin e...
- Advertisment -spot_img

Feti Abazi: Drejtori i Ndërrmarjes Ilir Nurishi, po punon për menaxhimin e vërshimeve. Apelojmë banorët, të shmangin zonat e rrezikuara

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka njoftuar përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, se së bashku me drejtorin e Ndërrmarjes Komunale Ilir Nurishi, janë duke u kordinuar për lokalizimin e dëmeve të vërshimeve, të cilat u shkaktuan nga rreshjet e shiut në disa parcela fushore.

“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë orëve të fundit, në disa zona fushore ka pasur dëme nga vërshimet si pasojë e rritjes të nivelit të ujërave dhe vështirësi në qarkullim. Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri”, ndodhet në terren, ku po ndjek nga afër situatën dhe po koordinon veprimet me strukturat përkatëse për menaxhimin e pasojave dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.
U bëjmë apel të gjithë banorëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin zonat e rrezikuara nga vërshimet e ujit dhe rrëshqitjet e dheut, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare të institucioneve përgjegjëse. Siguria juaj është prioritet”, ka shkruar Feti Abazi.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments