“Sot, me kënaqësi njoftojmë se kam përcaktuar si ushtrues të detyrës së drejtorit në Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” në Bogovinë Abdylbasit Xhaferi”, ka njoftuar kreu i komunës së Bogivinës Feti Abazi, në Facebook.
Tutje, ai ka elaboruar përvojën dhe profesionalizmin e ushtruesit të detyrës së drejtorit, në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” – Bogovinë.
“Me një përvojë 24-vjeçare si arsimtar i gjuhës angleze në këtë shkollë, si dhe me përvojë të mëparshme në drejtimin e saj, Abdylbasit Xhaferi sjell profesionalizëm, përkushtim dhe njohje të thellë të sistemit arsimor.
I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re, në shërbim të nxënësve, mësimdhënësve dhe gjithë komunitetit!”, ka përfunduar, Abazi.

