8 C
Tetovo
E shtunë, 7 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Falë reagimit tonë të shpejtë, u shua zjarri në rrugën...

Feti Abazi: Falë reagimit tonë të shpejtë, u shua zjarri në rrugën Bogovinë-Sellcë (Video)

“Sonte, falë reagimit të shpejtë dhe profesional të zjarrfikësve të Njësitit tonë Territorial, u bë e mundur shuarja në kohë e zjarrit që shpërtheu mbi vendbanimin Bogovinë, në deponinë e egër përskaj rrugës për në fshatin Selcë”, ka shkruar, i pari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.
Tutje, ai ka falenderuar njësitin e Zajrrfikësve, për reagimin e shpejtë dhe efikas.

“Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të sinqertë për zjarrfikësit tanë për përkushtimin, guximin dhe punën e tyre të palodhur në mbrojtje të qytetarëve dhe mjedisit.

Njëkohësisht bëj APEL tek të gjithë qytetarët që të tregojmë më shumë kujdes dhe përgjegjësi ndaj ambientit.
Hedhja e mbeturinave në vende të papërshtatshme, veçanërisht në zona malore dhe hapësira publike, përbën rrezik serioz për zjarre, ndotje të mjedisit dhe për shëndetin e popullsisë.

Ta mbajmë komunën tonë të pastër dhe të sigurt për të gjithë!”, ka theksuar, Abazi.

https://www.facebook.com/share/r/17pimTDnKj/

f805e94b-afa0-4ae6-80b3-8d6c3d28be76

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments