8 C
Tetovo
E diel, 26 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Faleminderit Pirok, e kurorëzojmë fitoren, në raundin e dytë

Feti Abazi: Faleminderit Pirok, e kurorëzojmë fitoren, në raundin e dytë

“Unë personalisht, pikësëpari i falenderohem shtabit lokal ne Pirok, që rezultoi me rezultat pozitiv. Unë e kam ditur që më respektojnë në Pirok, por rezultati ishte ai që e vulosi respektin e tyre për mua”, ka konkluduar fituesi i raundit të parë në Bogovinë, Feti Abazi nga VLEN.

Tutje, ai ka shtuar se me angazhim serioz dhe vullnet, fitorja do jetë e merituar edhe në raundin e dytë, sidomos në fshatin Pirok, që i vulosi fitoren në raundin e parë me 200 vota diferencë nga kandidati i AKI-së.

“Falë vullnetit tuaj dhe angazhimit serioz, fitorja do jetë e pashmangshme edhe në raundin e dytë. Prandaj, edhe këtë javë, deri te dielën, do e japim edhe energjinë e fundit. Nuk kam dyshim tek rezultati, nuk kam dyshim që komunën do e marrim. Rezultati i raundit të parë, ka reflektu në reagime agresive tek kundërshtari. Sa i takon programit, e keni degjuar. Jemi munduar ta përpilojme sa më të afert me qytetarët. Çdo aktivist, pa dallim moshe, celularin e ka të hapur, për çfarëdo supporti, qe ne mundet të i ndihmojmë.
Edhe njeherë ju them, faleminderit, që ta kurorezojme fitoren ditën e diel”, ka theksuar Feti Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments