8 C
Tetovo
E martë, 24 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Fillon instalimi i internetit falas për qytetarët. Projekti “WIFI4WB”, financohet...

Feti Abazi: Fillon instalimi i internetit falas për qytetarët. Projekti “WIFI4WB”, financohet nga BE

Feti Abazi, kryetar i komunë së Bogovinës, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, se ditën e sotme ka filluar instalimi i WIFI-së falas, për qytetarët e komunës së Bogovinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe Gjermania.

POSTIMI I PLOTË:

“WiFi4WB Internet falas për qytetarët tanë!

Ka nisur sot instalimi i rrjetit Wi-Fi hotspot-eve falas në Komunën e Bogovinës, i realizuar në kuadër të projektit WiFi4WB – WiFi për Ballkanin Perëndimor.

Projekti është pjesë e iniciativës EU4Digital, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Gjermanisë, dhe mbulon instalimin, pajisjet dhe mirëmbajtjen e rrjetit Wi-Fi.

Në fazën e parë, qytetarët e vendbanimeve Bogovinë, Kamjan dhe Pirok së shpejti do të kenë mundësi të kyçen në qendrat e fshatrave të tyre!

Ky është edhe një investim i premtuar në programën tonë zhvillimore!”, ka shkruar, Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments