“Sot shënuam fillimin e ndërtimit të rrugës Prekovec në Bogovinë, një projekt i shumëpritur për banorët e kësaj zone. Kjo rrugë do të lehtësojë qasjen drejt tokave bujqësore dhe njëkohësisht do të lidhë pjesën e fshatit me zonën industriale në Bogovinë”, ka njoftuar, kreu i komunës Feti Abazi, në Facebook.
Tutje, ai ka konstatuar, se ky nuk është as projekti i parë, por as i fundit, që po realizohet, si pjesë e programit qeverisës, në kuadër të kampanjës elektorale.
“Një hap konkret drejt zhvillimit ekonomik, përmirësimit të infrastrukturës dhe krijimit të mundësive të reja për qytetarët tanë.
Një nga një, premtimet e platformës sonë zgjedhore po bëhen realitet”, ka përfunduar, ai.

