Kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi sot ka inspektuar punimet në ndërhyrjen e gypit të ujësjellësit, në fshatin Kamjan. Intervenim ky, i cili u realizua ditë më parë.
POSTIMI I PLOTË NË FACEBOOK:
“Sot gjithashtu ishim në terren në Kamjan për të parë nga afër sanimin e gypit të ujësjellësit, i cili është dëmtuar disa herë si pasojë e rrëshqitjeve të dheut nga reshjet e muajit të kaluar.
Komuna, së bashku me Ndërmarrjen Publike Komunale, ka reaguar menjëherë për të riparuar defektet që janë shpeshtuar si pasojë e këtyre rrëshqitjeve, me qëllim që furnizimi me ujë për banorët të rikthehet sa më shpejt dhe të funksionojë normalisht.
Do të vazhdojmë të jemi në terren dhe të reagojmë me kohë për çdo problem që prek infrastrukturën dhe jetën e përditshme të qytetarëve“, ka shkruar, Abazi.

