8 C
Tetovo
E premte, 1 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi kandidat i VLEN për komunën e Bogovinës, një profil i...

Feti Abazi kandidat i VLEN për komunën e Bogovinës, një profil i fuqishëm për zhvillimin lokal

Koalicioni VLEN ka finalizuar ndarjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale që do të mbahen në nëntor të këtij viti, duke zyrtarizuar Feti Abazin si kandidat për Komunën e Bogovinës.

Kandidimi i Feti Abazit për kryetar komune është një mesazh i qartë i seriozitetit, përkushtimit dhe vullnetit për ndryshim të vërtetënë këtë komunë.

Kjo kandidaturë është fryt i një marrëveshjeje të përgjegjshme mes liderëve të koalicionit, të cilët njohën në Feti Abazin një profil të balancuar mes përvojës, ndershmërisë dhe vizionit për të udhëhequr një nga komunat më të rëndësishme shqiptare me dinjitet dhe përkushtim.

Feti Abazi nuk është një emër i ri për qytetarët e Bogovinës. Ai vjen me një bagazh të pasur profesional dhe me një angazhim të palëkundur në çështje që prekin jetën e përditshme të banorëve. I njohur për afërsinë me njerëzit dhe për qasjen bashkëpunuese, ai është figura që mund të unifikojë qytetarët dhe të udhëheqë me duar të pastra.

Programi i tij përfshin pikat kyçe që u interesojnë qytetarëve: zhvillim ekonomik rural, infrastrukturë moderne, arsim cilësor, shërbime efikase publike dhe mbrojtje të mjedisit. Nuk ka premtime boshe, por zotime të qarta për punë të ndershme dhe rezultate të prekshme.

Zgjedhja është e qartë, për një Bogovinë që ecën përpara, me qeverisje të ndershme dhe lidership vizionar. Feti Abazi është zëri dhe forca e ndryshimit në Bogovinë/fol.mk

 

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments