8 C
Tetovo
E shtunë, 24 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Me drejtorin Nurishi, Rrugët e Maqedonisë dhe Bechtel&Enka, intervenuam në...

Feti Abazi: Me drejtorin Nurishi, Rrugët e Maqedonisë dhe Bechtel&Enka, intervenuam në zonat e prekura nga vërshimet, në Pallçisht

Kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi. Ditën e sotme, ka njoftuar në Facebook, se së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Komunale, Ilirin Nurishin, NP Rrugët e Maqedonisë dhe kompaninë amerikano-turke Bechtel&Enka, kanë intervenuar në zonat e prekura nga vërshimet, në fshatin Pallçisht.

“Pas takimit që mbajtëm me NP Rrugët e Maqedonisë, është realizuar një intervenim i përbashkët nga NP Rrugët e Maqedonisë, Bechtel&Enka, me ndihmën e Bashkësisë Lokale të fshatit Pallçisht dhe Ndërmarrjes Komunale, për stabilizimin e situatës së krijuar nga vërshimet në fushat e fshatit Pallçisht. Pas këtij intervenimi, situata ka nisur të stabilizohet dhe rreziku është zvogëluar ndjeshëm.

Falënderojmë të gjitha institucionet dhe palët e përfshira për angazhimin, bashkëpunimin dhe reagimin e shpejtë e të duhur”, ka mbaruar Feti Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments