8 C
Tetovo
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, mikëpret ambasadorin e Italisë, Palminteri: "Biseduam për partneritet në turizëm,...

Feti Abazi, mikëpret ambasadorin e Italisë, Palminteri: “Biseduam për partneritet në turizëm, kulturë dhe arsim”

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ditën e sotme ka mikëpritur në zyrën e tij, ambasadorin e Italisë në vend, Paolo Palminterin. Diskutimi bilateral, është zhvilluar në frymë miqësore, dhe në fokusin e krijimit të partneritetit në zhvillim të turizmit, kulturë dhe mësimin e italishtes në shkollat fillore të kësaj komune.

“Takim zyrtar në Komunën e Bogovinës me Ambasadorin e Italisë

Sot, pritëm në takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Tij z. Paolo Palminteri.

Takimi u zhvillua në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit, me fokus në mundësitë konkrete për zhvillim lokal dhe partneritete të reja. Kryetari e informoi Ambasadorin për kompanitë nga komuna jonë që tashmë kanë bashkëpunim me partnerë dhe institucione italiane, si dhe për potencialin që ky bashkëpunim të zgjerohet më tej, veçanërisht në drejtim të zhvillimit të turizmit dhe promovimit të vlerave tona natyrore e kulturore.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua edhe arsimit, ku u diskutua mundësia e iniciativave të përbashkëta me shkollat fillore, me theks të veçantë në krijimin e hapësirave që nxënësit të kenë më shumë mundësi për mësimin e gjuhës italiane.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, Kryetari i Komunës i dhuroi Ambasadorit emblemën zyrtare të Komunës së Bogovinës. Komuna mbetet e përkushtuar për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi që sjellin përfitime reale për qytetarët”, ka shkruar Feti Abazi, në Facebook.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments