8 C
Tetovo
E martë, 18 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, ndan mirënjohjet dhe kupën për fituesit e garave shkollore komunale

Feti Abazi, ndan mirënjohjet dhe kupën për fituesit e garave shkollore komunale

“Ishte kënaqësi të ndaj mirënjohjet dhe kupën për fituesit e garave shkollore komunale”, ka shkruar Feti Abazi, në faqen e tij zyrtare në Facebook. Këto komente, i bëri i pari i Bogovinës, gjatë qëndrimit në sallën e sportit, në fshatin Kamjan. Tutje, ai shtoi se:

“Sporti në shkolla luan një rol thelbësor në zhvillimin fizik, social dhe emocional të nxënësve, duke i motivuar ata për një mënyrë jetese të shëndetshme dhe bashkëpunuese. Garat shkollore nxisin frymën sportive, disiplinën dhe vetëbesimin, ndërsa krijojnë edhe mundësi për të zbuluar talente të reja. Gjatë mandatit tonë do t’i kushtohet rëndësi të veçantë përmirësimit të infrastrukturës sportive, mbështetjes së aktiviteteve sportive dhe organizimit të garave komunale, në mënyrë që çdo nxënës të ketë hapësira dhe mundësi të barabarta për t’u zhvilluar përmes sportit”, përfundoi Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments