Para 10 ditëve nuk erdhëm rastësisht. Ne erdhëm për të dëgjuar kërkesat e banorëve të Novo Sellës.
Unë kam kalu 19 vite në komunë, 4 kryetar komunash janë ndërru. Situata ka ngel e njejtë, ka filluar fjalimin e tij, kandidati i VLEN për Bogovinën, Feti Abazi, gjatë hapjes së shtabit në Novo Sellë të Bogovinës.
“Komuna nuk ka bërë asnjë investim kapital, jo vetëm në Novo Sellë, por në secilin vendbanim. 4 vjeçari i dështum. Do mundohemi ta ngrejmë nivelin e komunës. Do e shndërrojmë komunën në komunë qytetare dhe mikpritëse ndaj qytetareve.
Programi jone është i mbështetur në:
1. Infrastrukturë.
2. Plane urbanistike në malësi, mungesa e të cilave e pamundëson zhvillimin rural. Duhet të ndërtohet në malësi, që të hapet rruga për marrjen e fondeve të huaja për zhvillim rural.
3. Vendi ma i mire ne poziten gjeografike është Novo Sella.
4. Transparenca, në çdo kalim të buxhetit komunal, në bazë të vlerës së projekteve, do përcaktohet buxheti.
5. Arsim, shkolla nuk ka zyra të arsimtarëve.
6. Biznes, Kulturë dhe Mërgimtarët.
OJQ-të kulturore, do kenë buxhetin e tyre për mikpritjen e mërgimtarëve. Ky vend mbijeton nga mërgimtarët.
Nuk ka pas qasje serioze të problemeve, mirëmbajtja e rrugës Pirok-Rakovec, Bogovinë-Novo Sellë.
Po i lexoj para juve, projektet e parashikuara per fshatin Novo Sellë:
1. Rikonstruimi i rrugës Bogovinë-Novo Sellë dhe vendosja e bankinave mbrojtëse.
2. Përfundimi i rrugës së Shkollës.
3. Rikonstruimi i rrugës brenda fshatit.
4. Ndërtimi shtesë i obkektit shkollor.
5.Rikonstruimi i stadionit
6. Zgjidhja e problemit me hedhurinat, dhe
7. Rikonstruimi i rrugës lokale