Në një takim me banorët e fshatit Pallçisht, në zyrat e Bashkësisë Lokale. Kandidati i VLEN, për komunën e Bogovinës, Feti Abazi, ka promovuar projektet e miratuara nga qeveria, duke filluar prej zgjidhjes së çështjes së ujit, ndërtimit të çerdhes, sallës sportivez rregullimit të shtratit të lumit, kanalizim, rikonstrumi i rrugës në Pallcisht të Poshtëm, etj.
“Më ngelet t’i shpalosi të gjitha projektet, që ne me ekipin tonë i jemi futur garës, dhe me këtë program planifikojme mandatin katërvjeçar. Me ekipin qe kemi, ne nuk e kemi ndërmend të merremi me çështje politike. Modeli jonë është që në secilin vendbanim, të bëjmë videoincizime, për projektet e nevojshme . Motoja e jonë është që të kthejmë komunën në punë. Qellimi jonë është që të futemi seriozisht në luftën ndaj problemeve, pa dallim të vendbanimeve, me synimin për t’i zgjidhur problemet.
Pallçishti ka probleme, sikur gjithë fshatrat e tjerë, ky fshat është më specifik, për shkak problemit të ujit. Neve si ekip, do e kemi njërin nga projektet më serioze dhe që do ballafaqohemi prej në fillim të mandatit. Para disa kohësh e patëm ministren Zekolli, që na solli projektin. Sa i përket ujit, prej ditën e parë, do shqyrtojmë dokumentet, dhe do pajisemi me leje ndërtimi, ndërsa garancat i kemi nga qeveria sikur shume probleme tjera. Përpos trases, edhe kaptimi mungon, si dhe intervenimi në ujësjellës dhe në rrjet. Ndaj çështjes së ujit, do ketë qasje serioze, nga ana e komunës. Mos keni dyshime në këtë drejtim. Mos u vije inat, se është bërë dikund, dhe fshati i juaj ka ngelë. E njejta situatë është gjithkund, në të gjitha fshatrat, si në Siniçan, Kallnik, Pirok, etj.. Çështja e ujit në nivel komunal, është çështje serioze që do ballafaqohemi”, ka theksuar, Feti Abazi.
“Në programin tonë, kemi plan ta ndryshojmë qasjen institucionale dhe mënyrën funksionale të punes. Komunën do mundohemi në maksimum ta bëjmë transparente, në cdo sferë dhe lëmi, që të jetë transparente dhe konkrete, në mënyrë që njerëzit mos kenë dilema. Ne i kemi marrur disa kërkesa, që i kanë parë banorët të arsyeshme dhe projektet e miratuara nga qeveria.
1. Nga 4 milionë euro për komunën nga qeveria, fshati i juaj ka fituar disa projekte, duke përfshirë:
1. Perfundimin e çështjes së ujit për pije, përfshirë kaptimin e rrjetit.
2. Rregullimi i shtratit te lumit.
3. Çerdhja për fëmijët, me ndihmën e ministrisë së Politikes dhe Punës Sociale.
4. Ndërtimi i sallës sportive, nga ministria e Arsimit, sipas modelit II të sallave.
Neve na ngelet vetëm aplikimi, dhe të ia mundësojmë ministrisë të arsimit, të na pranoje aplikimin.
5. Kanalizimi, projekti i kanalizimit për këtë fshat është duke u punuar.
6. Rikonstruimi i Rrugës Palllcisht i Poshtëm, e miratuar nga qeveria.
7. Ndërtimi i hapësirave shtesë në shkollën fillore, e miratuar nga qeveria.
Krejt nga këto projekte, është shumë e thjeshtë të realizohet, vetëm nëse ka vullnet.
Të gjitha do jenë të mundshme, vetëm me menaxhim serioz, nga ekipi ynë profesional”, është shprehur ai.