8 C
Tetovo
E martë, 4 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi në Rakovec: Rruga Bogovinë-Rakovec do bëhet realitet

Feti Abazi në Rakovec: Rruga Bogovinë-Rakovec do bëhet realitet

Ndërtimin e rrugës Bogovinë-Rakovec, e miratuar nga qeveria, Sallë Sportive tek shkolla, kanalizim, e disa projekte të tjera, ka prezantuar kandidati i VLEN për komunën e Bogovinës, Feti Abazi.

“Në mandatin tim, për fshatin Rakovec, do miratohet rruga e shumëpritur nga ju Bogovinë-Rakovec, do ndërtohet Salla e sportit tek shkolla, si dhe kanalizimi, e poashti plani urbanistik”, ka thënë Feti Abazi.

Tutje, ai ka theksuar se komuna në mandatin e tij do jetë e hapur për të gjitha vendbanimet, përfshirë edhe fshatin Rakovec. Si dhe komuna në mandatin e tij, përpos projekteve të parapara, do fokusohet edhe në ekologji dhe ndriçim publik.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments