8 C
Tetovo
E shtunë, 4 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi nga Pallçishti: Më 19 Tetor, e kthejmë komunën në punë

Feti Abazi nga Pallçishti: Më 19 Tetor, e kthejmë komunën në punë

Në Pallçisht sonte u ndez fuqishëm fryma e ndryshimit. Me pjesëmarrje masive dhe entuziazëm të madh, u hap shtabi lokal i kandidatit të koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

Qytetarët e Pallçishtit, me një zë, e bënë të qartë, koha e premtimeve boshe ka përfunduar, tash është momenti i punës dhe i zhvillimit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Abazi u shpreh qartë dhe prerë:
“Pallçishti meriton më shumë! Më 19 Tetor, e kthejmë komunën në punë. Ne nuk premtojmë fjalë të kota, por punë, projekte konkrete dhe investime që i japin jetë të re Bogovinës”.

Tubimi u shndërrua në një manifestim të vullnetit qytetar për ndryshim, ku energjia e lartë dhe përkrahja masive treguan se Bogovina është gati për një hap të madh përpara.

Feti Abazi dhe koalicioni VLEN hyjnë në garën zgjedhore me një vizion të qartë për një komunë funksionale, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments