8 C
Tetovo
E diel, 5 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Pas shumë vitesh pritje, fillon ndërtimi i "Rrugës së Jurisë",...

Feti Abazi: Pas shumë vitesh pritje, fillon ndërtimi i “Rrugës së Jurisë”, në Pirok

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, po vazhdon me përmbushjen e premtimeve të kampanjës zgjedhore. Pas fillimit të punimeve tek stadiumi i futbollit në fshatin Pirok, ditën e sotme kanë filluar punimet tek rruga e stërpremtuar ndër vite për këtë fshat, e ashtuquajtur “Rruga e Jurisë”.

Lajmin e ka bërë të ditur, i pari i Bogovinës në Facebook, së bashku me kryetarin e këshillit komunal, i cili vjen nga fshati Pirok, Florim Rakipin.

“Sot vizituam nga afër nisjen e punimeve për ndërtimin e kësaj rruge shumë të rëndësishme për banorët e Pirokut dhe më gjerë. Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm lidhshmërinë dhe lëvizjen në këtë zonë”, ka njoftuar, kryetari i komunës.

Ai ka nënvizuar, se përpos ndërtimit të rrugës, paralelisht, në këtë pjesë do të largohen edhe mbetjet e ngelura ndër vite, si dhe rruga e re do të rrisë edhe vlerat e pronave mbanë “Jurisë” dhe do hapë prespektiva të reja, për banorët e këtij lokacioni.

“Njëkohësisht, përgjatë kësaj rruge do të bëhet edhe menjanimi i mbetjeve të grumbulluara ndër vite, duke i dhënë zonës një pamje më të pastër dhe më të rregullt.

Përveç infrastrukturës moderne, ky investim ndikon drejtpërdrejt edhe në rritjen e vlerës së pronave përgjatë kësaj rruge, duke hapur perspektiva të reja zhvillimi për komunitetin.

Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim për projekte që sjellin zhvillim konkret dhe përmirësim të cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët tanë”, ka përfunduar, ai.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments