Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ditën e sotme ka njoftuar se gypi kryesor i ujësjellësit në Kamjan ështër riparuar.
“Mirdita, sot gjendemi në Kamjan për të parë nga afër punimet e ndërtimit të rrugës lokale me gjatësi 505 m”, ka njoftuar, Abazi.
Poashtu ai ka nënvizuar, se punimet në rrugën lokale të këtij fshati, në intensitet normal, janë duke vazhduar.
“Gjithashtu, sot është riparuar gypi kryesor i ujësjellësit, i cili dje është dëmtuar nga rrëshqitjet e dheut. Çdo ditë, me të njëjtin intensitet dhe energji për një komunë që punon”, ka theksuar, ai.

