Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, sonte në mbrëmje ka prezantuar shifrën e propozim buxhetit për vitin 2026. Ai ka spjeguar vizualisht përpara të pranishmëve, se 12 milionë e 200 mijë euro, janë paraparë të destinohen, kryesisht në disa shtylla, duke filluar prej: Investimeve kapitale, projekteve urbane, ujësjellësve, kanalizimit, rrugëve, kulturës dhe sportit. Dhe se, në propozim-buxhet, janë përfshirë të 16-të fshatrat e komunës së Bogovinës.
“Të nderuar. Sot kemi një arsye të veçantë për të u takuar, përpos buxhetit, edhe për 29 vjetorin e komunës së Bogovinës. Kjo ditë na kujton që Bogovina, nuk është vetëm një territor administrativ, por shpresë për të ardhmen. Por edhe një ditë pergjegjësie për komunën tonë. Jemi duke folur per drejtimin, prioritetet dhe nevojat e qytetarëve tanë. Është hera e parë në histori që para buxhetit, qytetarët janë më te informuar, për të paraqitur idetë dhe propozimet e tyre. Qoft online apo fizikisht. Pas shumë diskutimesh me qytetarët, shqetësimet dhe kritikat e tyre. Ky buxhet ka një qëllim, permirësimin e kushteve te qytetarëve. Në sport, kulturë, zhvillim, ujë, kanalizim dhe rrugë. Përmes planifikimit urban dhe rritjes së sigurisë, jemi angazhuar për ritjen e cilësisë për qyetarët. Ky eshte një buxhet real, i përgjegjshëm dhe i hartuar per qytetarët. Ju sugjeroj të jepni mendimet, dhe vetëm së bashku mund të bëjmë komunën më të zhvilluar. 661 milion den apo 10. Milionë euro.
Te hyrat buxhetore, 755.2655. 12. Milionë euro.
Harxhimet fikse 6 milionë euro.
Buxheti Zhvillimor 6 milionë euro.
Projektet rrugore, arrijnë në 2 milionë e 700 mijë euro.
Tek Projektet Urbanistike, përfshihen:
Rruga Novo Sellë, Rruga e Jurisë-Pirok, Zherovjan, Rakovec-Bogovine. Rruga lokale Pallçisht i Poshtëm. Rikonstruimi i rrugës lokale në fshatin Kallnik. Në fshatin Bogovinë, rruga e Prekovecit dhe rruga deri në Sedllarcë. E shumë projekte rrugore të tjera.
Investimet kapitale ne ambient, arrijnë deri në 809 mijë euro.
Pirok, rregullimi i kanalit per ujërat atmosferik.
Investimet ne ujësjellës, 320 mije euro.
Investimet në sport, 1 milionë e 800 mijë euro. Salla Bogovinë dhe Rikonstruimi i sallës në Zherovjan.
Rikonstruimi i çerdhes në Siniçan, 154 mijë euro.
Projektet Zhvillimore – Investime në resurse njerëzore, arrinë deri në 232 mijë e 400 eurove.
Mbështetje per shkollat, Sport, Kulturë dhe Zhvillim lokal.
Investimet e tjera, 684 mijë euro.
Perpilimin e planeve urbanistike, prej 14 mijë e 600 mijë denarëve e mbeshtetur nga ABRZH
Planifikim, Projektim dhe Mirembajtje,
mbi 10 milionë denarëve.
Ambienti dhe menaxhimi i ujërave.
Ndertim kanalesh, pastrim deponish etj, mbi 8 milionë denarëve.
Komunikacion, 5 milionë denarë.
Digjitalizim dhe energjetike, 4 milione denarë.
Projekte rajonale dhe nderkombetare, 1 milione e 300 mije euro.
Bashkepunim me Manushën, digjitalizim, me zjarrfikesit dhe efikasitet energjetik.
2 kamione per shuarjen e zjarreve dikund 400 mije euro. Dhe ndriçimi publik dikund 750 mije euro.
Dallimi mes buxhetit 2025 dhe 2026, dallon mbi 2 milione euro”, ka përfunduar Feti Abazi.




