Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka bërë të ditur në Facebook, se sot ka vizituar shkollën fillore “Liria” në Zherovjan. Rasti i vizitës së Abazit, kanë qenë garat e klasave të 9-ta, në lidhje me “esenë më të mirë”.
Postimi i plotë:
Me kënaqësi të veçantë vizitova Shkollën Fillore “Liria” në Zherovjan, me rastin e garave komunale për “esenë më të mirë”. Këto gara janë pjesë e një programi me rëndësi të madhe, sepse nxënësve të klasave të 9-ta ju jepet mundësia të shprehin kreativitetin dhe mendimin kritik, duke i motivuar ata të zhvillojnë talentet e tyre në letërsi.
Aktivitetet plotësuese mësimore janë një shtyllë e fortë në avancimin e procesit arsimor dhe në pasurimin e jetës shkollore. I falemenderoj të gjithë arsimtarët dhe nxënësit për angazhimin e tyre në këto aktivitete dhe programe të rëndësishme.
Si kryetar komune, prioriteti im kryesor mbetet investimi i vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së arsimit, sepse arsimi i mirë është themeli i një të ardhmeje më të fortë për fëmijët tanë dhe për gjithë shoqërinë.

