“Uroj që agjërimi, lutjet dhe sakrificat tuaja të jenë pranuar dhe kjo ditë e bekuar t’ju gjejë me zemra të mbushura me paqe, dashuri dhe mirënjohje.
Në këtë festë të shenjtë, le të ndalemi për një çast dhe të reflektojmë mbi një nga dhuratat më të mëdha që kemi: familjen.
Le të kujdesemi që në shtëpitë tona të mbizotërojë harmonia, të ushqejmë lidhjet mes njëri-tjetrit me fjalë të mira dhe vepra të sinqerta, dhe të rrisim fëmijët tanë me vlera që i bëjnë të fortë në shpirt dhe të drejtë në rrugën e tyre.
Sepse një familje e fortë nuk ndërtohet vetëm në ditë feste, por në përditshmërinë tonë në përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë që ndajmë.
Gëzuar Bajramin! Paqe, shëndet dhe begati në çdo vatër!”, ka uruar, kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në Facebook.

