Shërbimet e sigurisë dhe eurointegrimet ishin dy temat kryesore në takimin mes presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe kreut të socialdemokratëve Venko Filipçe. Filipçe deklaroi se ka njoftuar presidenten për shqetësimet e tij për partizimin e institucioneve të sigurisë dhe rrezikun që bashkimi i dy agjencive të sigurisë mund të sjellë.

“Vura theksin tek rreziku që vlerësojmë se mund të jetë shumë i madh nëse bëhet bashkimi i shërbimeve të sigurisë dhe nëse vazhdohet me partizim të tillë, duke pasur parasysh se kemi pasur një përvojë të tillë të keqe në të kaluarën, me keqpërdorimin e një institucioni të tillë të partizuar. Në bëmë reformë dhe këto institucione janë të ndara dhe të profesionalizuara. Vlerësojmë se reagojmë se duhet të ndalet partizimi dhe ajo që po ndodh për momentin në ASK. Në mënyrë plotësuese bashkimi i dy agjencive do të bëjë një institucion jashtëzakonisht të madh që vështirë se do të kontrollohet”, deklaroi Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

Filipçe, përmes presidentes kërkon bashkëpunim mes qeverisë dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime në Kuvend të cilin e drejton ai. Qeveria thotë ai, duhet ta informojë Këshillin për zbatimin e Planit për rritje dhe zbatimin e Agjendës së reformave. Secila zgjidhja që do të sillte përmirësimin të pozitës së vendit në procesin eurointegrues është i pranueshëm për LSDM-në.

“Do ta mbështesim secilën pozitë të përmirësuar të cilën qeveria sipas premtimeve dhe përpjekjeve të saja do ta sigurojë. E informova presidenten se gjatë negociatave që i drejtonte LSDM-ja jemi përpjekur që ndryshimet kushtetuese të jenë me zbatim të prolonguar, megjithatë atëherë nga pala bullgare, në atë kohë nga qeveria e Petkovit nuk është pranuar. Përsëris, secilën pozitë më të mirë, ne do ta mbështesim”, shtoi Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

Takimi në Vilën Vodno ka qenë me kërkesë të Filipçes dhe ai e vlerësoi si një hap të mirë në avancimin e dialogut politik. Nga kabineti i Presidentes Siljanovska komunikuan shkurt temat për të cilat është biseduar.

“Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Nacional për Eurointegrime, Venko Filipçe theksoi nevojën e bashkëpunimit aktiv të Këshillit me Qeverinë me qëllim të zbatimit të Planit të Rritjes dhe Agjendës së Reformave. Presidentja e informoi për vizionin e saj për integrimin evropian dhe zgjidhjet e mundshme për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian”, thuhet nga Kabineti i Presidentes Siljanovska.

I pyetur nëse tani e ka radhën një takim me kryeministrin Mickoski, kreu i opozitës tha se deri tani ka qenë i fokusuar në zhvillimet brendapartiake, kurse tani është i hapur për takime. /Alsat.mk