8 C
Tetovo
E premte, 9 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFillimi i gjysmëvjetorit të dytë mund të shtyhet nëse ka shumë raste...
- Advertisment -spot_img

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë mund të shtyhet nëse ka shumë raste të gripit

Gjatë javës së parë të janarit, numri i të prekurve nga gripi u dyfishua. Më së shumti raste janë regjistruar në Shkup. Shumica e të sëmurëve janë nga grupmosha 15 deri në 64 vjeç. Piku sezonal i rasteve të reja pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të këtij muaji dhe në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm.

Kur u pyet nëse për shkak të këtij piku, Istituti i Shëndetit Publik mund të rekomandojë shtyrjen e fillimit të semestrit të dytë të vitit shkollor, drejtoresha Marija Andonovska tha se ata si institut e monitorojnë situatën dhe nëse vlerësojnë se numri i të sëmurëve është tepër i lartë, mund të japin një rekomandim të tillë, por vendimin e merr Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

„Ne tani shohim një rritje, por kjo është e pritshme për këtë periudhë. Sigurisht, si institut do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe të raportojmë çdo javë. Nëse vlerësojmë se numrat janë shumë të lartë, mund të japim rekomandime për marrjen e masave. Sigurisht, nëse e shohim këtë, së pari do të rekomandojmë masa parandalimi, dhe më pas do të shihet çfarë vendoset“, tha drejtoresha e IShP-së për mediat.
Sipas të dhënave të fundit të IShP-së, gjatë javës së parë të vitit 2026 janë regjistruar 1.725 të sëmurë nga gripi, që është 2,2 herë më shumë se java e mëparshme, kur janë regjistruar 771 pacientë.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments