8 C
Tetovo
E shtunë, 4 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFillon pastrimi i kanalit në Reçicë të Vogël – Kasami: Po punojmë...

Fillon pastrimi i kanalit në Reçicë të Vogël – Kasami: Po punojmë për një mjedis më të pastër

Komuna e Tetovës ka nisur sot aksionin për pastrimin e kanalit në lagjen Reçicë e Vogël, në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës publike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati edhe për një mandat, Bilall Kasami, tha se ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të pandërprera për të krijuar kushte më të mira jetese për banorët e qytetit.

“Pastrimi i kanalit në Reçicë të Vogël është një hap konkret drejt një mjedisi më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët tanë. Po zbatojmë projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe që e bëjnë Tetovën një vend më të mirë për të jetuar,” u shpreh Kasami.

Aksioni parashikon pastrimin dhe sistemimin e kanalit që ka paraqitur shqetësime për banorët, veçanërisht gjatë stinës së reshjeve. Kjo ndërhyrje do të ndihmojë në parandalimin e përmbytjeve dhe përmirësimin e qarkullimit të ujërave të larta.

Komuna ka bërë të ditur se aktivitete të ngjashme do të ndërmerren edhe në zona të tjera të qytetit, si pjesë e planit për menaxhimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve mjedisore.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments