8 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFisnik Mela: Kemi program ekonomik që do ta ngadalësojë emigrimin e të...

Fisnik Mela: Kemi program ekonomik që do ta ngadalësojë emigrimin e të rinjve në Dibër

Kandidati nga VLEN për Dibrën, Fisnik Mela në intervistën për Alsat-M ka shpalosur se në programin e tij është paraparë ndërtimi i Qendrës rinore në këtë qytet e cila do të mundësojë lehtësimin e bizneseve të reja, si në shërbimin e inovacionit por edhe subvencione për kategoritë e ndryshme të biznesit.

“Është shumë e rëndësishme se do të kemi mbështetje reale, institucionale për të gjitha këto biznese”, u shpreh Mela.

Migrimi, padyshim, sipas tij është një nga problemet boshte për Dibrën në dekadat e fundit, por sipas tij shkaqet janë të ndryshme.

“Në programin tonë parashohim që të shfrytëzojmë të gjitha resurset e mundshme të Dibrës dhe rrethit të saj me një program shumë të mirë ekonomik dhe stabil që do të ngadalësojë emigrimin e të rinjve”, tha Mela.

Sa i takon ujit të pijshëm, ky është një problem kryesor i cili më së shumti haset në stinën e verës.
Por si zgjidhje, Mela sheh mapimin e rrjetit të ujësjellësit nga ekspertë të ndryshëm të fushës dhe fillimin e zbatimit sistematik të zgjidhjes së kësaj problematike.

Situata me arsimin ai thotë se lidhet me keqmenaxhimin e deritashëm të pushtetit lokal që ka qenë nën udhëheqjen e BDI-së.

“Kushtet që kanë shkollat, higjiena, ngrohja gjatë stinës së dimrit janë jashtë standardeve.
Ne shpresojmë që me një menaxhim të mirë dhe të mirëfilltë ta rregullojmë këtë çështje, të kemi masa stimuluese, bursa për studentët më të mirë etj”, ka thënë Mela.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments