8 C
Tetovo
E diel, 19 Tetor, 2025
BallinaLajmeFisnik Mela: Unë votova me zemër për të ardhmen e Dib­rës, çdo...

Fisnik Mela: Unë votova me zemër për të ardhmen e Dib­rës, çdo votë ka rëndësi

Kandidati për komunën e Dibrës, Fisnik Mela, ka realizuar të drejtën e tij të votës, duke e cilësuar këtë ditë si moment vendimtar për të ardhmen e qytetit.

“Unë votova! Me besim, me zemër dhe me dashuri për Dibrën tonë. Sepse çdo votë ka rëndësi, dhe e imja ishte për të ardhmen që dua për familjen time dhe qytetin tim”, deklaroi Mela pas votimit.

Ai u bëri apel qytetarëve që të dalin në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë demokratike.

“Votoni me zemër!”, u shpreh ai, duke theksuar se Dibra meriton angazhim dhe vizion.

Pritet që gjatë ditës, rivalët politikë dhe kandidatët e tjerë të kryejnë po ashtu obligimin e tyre qytetar.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments