8 C
Tetovo
E hënë, 3 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFitorja e Feti Abazit në Bogovinë – Arben Fetai: Është rezultat i...

Fitorja e Feti Abazit në Bogovinë – Arben Fetai: Është rezultat i punës së ndershme dhe përkushtimit

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe eksponenti i koalicionit VLEN, Arben Fetai, ka uruar Feti Abazin për fitoren e tij në zgjedhjet në Komunën e Bogovinës.

Në një reagim publik, Fetai ka theksuar se rezultati i arritur nga Abazi është dëshmi e besimit që qytetarët e Bogovinës kanë ndaj një profesionisti të përkushtuar dhe të ndershëm.

“Bogovina foli qartë dhe i dha besimin një profesionisti që e di si zhvillohet institucioni dhe vendi. Fetiun e njeh puna, e njeh profesioni i tij si arkitekt dhe e njeh përkushtimi që ka për vendin e vet,” – ka shkruar Fetai.

Ai shtoi se fitorja e Abazit nuk është rastësi, por rezultat i karakterit, qetësisë dhe punës së tij të ndershme, duke falënderuar të gjithë aktivistët që qëndruan pas kandidaturës së tij.

“Rezultati i Fetiut është fitorja e tyre për një Bogovinë që VLEN,” – përfundon mesazhi i zv.kryeministrit Arben Fetai.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments