Donald Trump është kthyer në shtëpinë e tij në Neë Jersey pasi u plagos në një tentativë për vrasje në një tubim të shtunën.

Ai po fliste në Pensilvani, kur nisën të shtënat duke shkaktuar panik në turmë, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret rrethuan ish-presidentin.

Trump, i cili u pa me një fytyrë të gjakosur, thotë se ai u qëllua në vesh dhe se ndjeu plumbin që çante nëpër lëkurë.

FBI thotë se ka identifikuar 20-vjeçarin Thomas Mattheë Crooks të përfshirë në tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump.

Autori i armatosur u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret.

Një spektator humbi jetën në tubim dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Autoritetet thonë se viktimat ishin meshkuj.

Presidenti Joe Biden ka dënuar atentatin ndaj Donald Trump, duke u bërë thirrje të gjithë amerikanëve të denoncojnë një sulm të tillë të sëmurë.