8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFlorian Nesimi: Teatri i Tetovës, shembulli më i mirë i politikës mashtruese...

Florian Nesimi: Teatri i Tetovës, shembulli më i mirë i politikës mashtruese të BDI-së

Florian Nesimi ka reaguar ashpër në rrjete sociale duke përmendur rastin e Teatrit të Tetovës si dëshmi të paaftësisë dhe mashtrimeve politike të BDI-së.

Ai kujton se vendimi për themelimin e Teatrit të Tetovës është marrë më 17 janar 2007, ndërsa gurthemeli u vendos vetëm pas më shumë se 7 viteve, më 28 nëntor 2014 – pikërisht në Ditën e Flamurit, sipas tij, për ta forcuar “rrenën politike”.

“BDI kurrë nuk dha përgjigje pse u deshën shtatë vite nga themelimi deri te vendosja e gurthemelit. Dhe kur kjo parti ra nga pushteti më 2024, ndërtesa e teatrit ende nuk ekzistonte. Edhe sot, duket se për përurimin e tij do të duhet të presim edhe disa vite të tjera,” thekson Nesimi.

Ai shton se gjatë gjithë kësaj periudhe, ndërkohë që shqiptarëve u premtohej një teatër që nuk u bë kurrë, për projektin “Shkupi 2014” janë shpenzuar mbi 600 milionë euro.

“Prandaj, kandidatët e BDI-së nuk duhet ta teprojnë me premtime parazgjedhore, sepse qytetarët e kanë kuptuar mirë se pushtetin e kanë përdorur vetëm për pasurim personal,” përfundon Nesimi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments