Skandalet rreth BDI-së nuk kanë fund! Sipas javores Fokus, një zyrtar i BDI-së është i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në Vizbeg, ndërsa gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij janë gjetur materiale djegëse që ngrenë seriozisht dyshime për përfshirje të drejtpërdrejtë në zjarrvënie.
Fokusi shkruan se zyrtari i përfshirë është funksionar aktual i BDI-së, gjegjësisht kryetari i degës së Shutkës, ndërsa Prokuroria Themelore Publike në Shkup tashmë ka hapur rast penal ndaj tij.
Të dyshohet një funksionar i një partie politike për zjarrvënie është skandal më vete, por kur kjo parti është BDI që me vite propagandon patriotizëm e mbrojtje të natyrës, hipokrizia bëhet e pashpjegueshme!
A është ky modeli i menaxhimit të shtetit sipas BDI-së? Të shkatërrosh pyjet, të shkaktosh zjarre për interesa personale apo mafioze, e njëkohësisht të bësh moral në publik?
Përderisa vendi përballet me temperatura ekstreme dhe zjarre të rrezikshme që kërcënojnë qytetarët, BDI hesht për këtë skandal, duke mos marrë asnjë përgjegjësi politike për veprimet e përfaqësuesve të saj.