8 C
Tetovo
E shtunë, 24 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniForumi Rinor i ASH në krye me kryetaren Yllka Nuredini braktisin Taravarin,...

Forumi Rinor i ASH në krye me kryetaren Yllka Nuredini braktisin Taravarin, rreshtohen krah VLEN-it

Kryetarja e FRASH-it, Yllka Nuredini, me një qëndrim të qartë politik, ka shkundur strukturat e Aleancës për Shqiptarët duke distancuar të rinjtë nga rrugët që bien ndesh me idealin e tyre.

Përmes një deklarate publike në rrjetet sociale, Nuredini thotë se vota për dalje nga Qeveria, edhe pse në formë të papërsosur, ishte pasojë e një bindjeje të thellë “FRASH nuk fitoi asgjë nga ajo marrëdhënie. As të rinjtë, as vizioni ynë”.
Ajo pranoi se ka kaluar një periudhë të vështirë përballë një dileme të madhe “Njëra anë më kërkonte besnikëri, tjetra më kërkonte zë. Zgjodha zërin – pa mohuar mirënjohjen për ata që më kanë formuar dhe udhëhequr”.

Por goditja më e drejtpërdrejtë në këtë deklaratë u drejtua ndaj Arben Taravarit, të cilit ia kujtoi se parimet vlejnë më shumë se emocionet.

“E dua liderin tim. Të gjithë e duam. Por dashuria nuk duhet të na verbojë përballë arsyes që na bëri pjesë të kësaj partie”.

Në fund, Nuredini theksoi se qëndron fuqishëm në krah të Arben Fetait dhe të gjithë atyre që përfaqësojnë frymën e vërtetë të ndryshimit, duke përmbyllur me mesazhin e saj të qartë “Zgjedh të qëndroj, të flas dhe të veproj. Ndryshimi ia VLEN”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments