8 C
Tetovo
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
BallinaLajmeOpinioneFrika dhe paniku i BDI-së: Si po përpiqen të linçojnë Mendi Qyrën...

Frika dhe paniku i BDI-së: Si po përpiqen të linçojnë Mendi Qyrën në Strugë

Nga Redaksia e Fol.mk

BDI, bashkë me dy patericat e saj politike, po bën gjithçka për të ndalur një valë të pashmangshme ndryshimi që nisi nga Struga.

Sapo Mendi Qyra shpalli kandidaturën e tij të pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, nisi operacioni klasik i linçimit publik.
Gazetarë me pagesë nga shkolla e Artan Grubit, opinionistë të “armatosur” në zyra të errëta politike dhe portalet që shërbejnë si megafonë të BDI-së… të gjithë në një kor të orkestruar histerie:

“Mendi është i VMRO-së!”, “Kandidat i Mickoskit!”, “Projekt i Bela Palatës!”

E njëjta propagandë bajate që shqiptarët e kanë dëgjuar për dy dekada, sa herë dikush guxon të sfidojë sistemin e kalbur të BDI-së.

Në këtë valle të turpshme nuk mungojnë as dy patericat politike të BDI-së, dy Aleancat që dikur shisnin veten si opozitë, sot janë kthyer në dekor të zbehtë në sfilatat e Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit në Çarshi.

Në çdo kauzë, në çdo propagandë, në çdo sulm ndaj figurave të pavarura, ato janë aty, të gatshme të shpërndajnë çdo shpifje me urdhër nga padronët e rinj politikë.

Kur vjen momenti për të sulmuar njerëz të ndershëm si Mendi Qyra, BDI-së nuk i duhet të lodhet shumë. Patericat vrapojnë vetë, duke dhënë prova lojaliteti ndaj shefave të rinj.

Për të gjithë ata që nuk kanë harruar , besoj ju kujtohen përgjimet e famshme të Zaevit, ku në njërën prej tyre Fatmir Besimi, ish ministër i shumë ministrive, dëgjohej teksa lutej si nxënës i zënë në faj për 1500 apo 2000 vota në Kumanovë, që të mos “korritej” me VMRO-në”, sepse siç thoshte vetë:
“Ata na ndihmuan në Tetovë…”

Po kujtoni Brat Luben?
Lube Boshkovski, ish-ministri i Brendshëm, që bënte fushatë për Teuta Arifin në Tetovë, ndërkohë që patriotët me orar pune të BDI-së heshtnin si të paguar… sepse realisht, ishin të tillë!

Për më shumë se 20 vite, BDI ka ndërruar partnerët maqedonas si çorapet e ditës, herë me VMRO-në, herë me LSDM-në, duke gëlltitur çdo poshtërim vetëm për të ruajtur karrigen dhe privilegjet.

Paniku i BDI-së është real: Pse kaq shumë frikë nga Mendi Qyra?

Sepse Mendi Qyra nuk është pjesë e lojës së vjetër.
Nuk ka borxhe politike ndaj askujt, nuk i detyrohet asnjë klani dhe më e rëndësishmja:
Ka guximin të thotë “Jo!” në një kohë kur shumica janë mësuar të përkulen.

Kandidatura e tij po frymëzon struganët e ndershëm, të rinjtë, biznesmenët, intelektualët dhe çdo qytetar që ka humbur besimin te lloji i ” Non gratave” aktual shqiptar.

Pyetja që sot bën Struga dhe gjithë shqiptarët:

A ka mbetur ndonjë shqiptar në këtë vend që nuk është etiketuar si “i VMRO-së”, vetëm pse nuk është me BDI-në dhe patericat e saj?

Frika është reale.
Sepse me Mendi Qyrën dhe me çdo kandidat të pavarur po shembet miti se BDI dhe patericat e saj janë e alternativë për shqiptarët.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments