Duhet të ruhet paqja dhe të ketë më shumë sigurisë në rajon, përfshirë Kosovën.

Kështu është thënë në parlamentin gjerman, Florian Hahn përgjegjës për politikën e mbrojtjes në Gjermani, i cili vjen nga radhët e partisë opozitare CSU.

Shumica dërrmuese e përfaqësuesve në parlamentin gjerman, Bundestag, kanë qenë pro vazhdimit të dy misioneve të Bundesëehrit në Ballkan, propozim ky i qeverisë gjermane.

E ish gjenerali ushtarak, Kadri Kastrati, thotë se ky propozim ka ardhur pasi që ekziston rreziku për tensione, në katër komunat veriore.
“ Vlerësimi i inteligjencës së NATO-s, edhe komandës në Napoli, që kanë ardh këtu në Kosovë, ka qenë që rreziku ekziston për arsyeje se Rusia nëpërmes satelitit të saj, nëpërmjet Serbisë, me çdo kusht dëshiron që t’i ngritë tensionet në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht në veriun e Kosovës dhe në Bosnjë e Hercegovinës. Unë për këtë vlerësoj se Gjermania ka marrë një vendim të duhur për vazhdimin e mandatit të kontingjentit të tyre”, ka thënë Kastrati.

Sipas Kastratit, në një të ardhme të afërt, mund të ketë edhe shtim të numrit.

“Ndoshta në të ardhmen do të duhej që t’i rrisin akoma më shumë sidomos pajisjet dhe armatimet më të rënda sepse rreziku ekziston edhe nga ana e Serbisë”, ka thënë ai.

Profesori i kriminalistikes,Fatmir Çollaku, tha se NATO e ka synim ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

“NATO ka pru trupa shtesë e ka ndër prioritetet edhe stabilitetin e Kosovës, i cili stabilitet pa mëdyshje se mundësohet nga prezenca dhe efikasiteti i kësaj prezence të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë. Çdo vit ju vazhdohet ushtarëve gjerman dhe ushtarëve të tjerë të shteteve të cilat kanë përfaqësues të tyre të Ushtrisë”, thotë Çollaku.

Vendimi përfundimtar për propozimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e të dy mandateve, pritet të merret këtë javë.