8 C
Tetovo
E diel, 28 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFyerje në vend të projekteve – Iseni: Ali Ahmeti nis fushatën me...

Fyerje në vend të projekteve – Iseni: Ali Ahmeti nis fushatën me fjalor rrugësh

Politologu Xhenur Iseni ka reaguar ashpër ndaj fillimit të fushatës së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili kundërshtarët politikë i quajti “zagarë”.

Sipas Isenit, ky lloj fjalori nuk përfaqëson politikë dhe vizion, por një shpërthim nervoz nga ata që po e ndiejnë se koha e tyre ka kaluar. Ai theksoi se BDI sot ndodhet në opozitë dhe, siç e kërkon demokracia, opozita duhet të paraqitet me ide, projekte dhe një platformë të qartë për qytetarët.

“Kur lideri historik i saj zgjedh të ulë nivelin e debatit në baltë, është e qartë se nuk ka më asgjë për të thënë, përveç sharjeve. Koha e arrogancës ka mbaruar, shqiptarët nuk janë zagarë dhe nuk janë më dele,” deklaroi Iseni.

Ai shtoi se opozita shqiptare ka humbur busullën politike dhe në vend të përgatitjes e seriozitetit, zgjedh rrugën e fyerjeve dhe etiketimit. “Nuk ka më vend për idhuj të paprekshëm, për komandantë që mendojnë se mund të sundojnë me përçmim. Sot është koha e respektit – për qytetarin, por edhe për kundërshtarin politik,” përfundoi politologu.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments