8 C
Tetovo
E premte, 30 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniGaniu: Jemi në shekullin XXI dhe po mbytemi në mbeturina, Danella të...

Ganiu: Jemi në shekullin XXI dhe po mbytemi në mbeturina, Danella të mos lejojë të përdoret nga BDI

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ngriti alarmin për situatën shqetësuese me mosmenaxhimin e mbeturinave dhe shërbimeve publike në Çair, duke theksuar se qytetarët janë të rrezikuar nga përhapja e epidemive.
“Jemi në shekullin XXI dhe po mbytemi në mbeturina. Çairi është shtëpi për mbi 60 mijë qytetarë që meritojnë kushte bazike për jetë”, theksoi ai.

Ganiu i bëri thirrje kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, që të mos lejojë të përdoret nga strukturat e BDI-së dhe të angazhojë urgjentisht NP “Higjiena Komunale”. Ai kritikoi edhe partnerët politikë nga Saraji për fushatë politike në kurriz të qytetarëve.

Në deklaratë u përmendën edhe premtimet e pambajtura nga Qyteti, përfshirë parkun, bulevardet, transportin publik falas dhe investimet në Çarshinë e Vjetër.

“Çairi nuk ka borxhe ndaj Qytetit. Kemi plan të gatshëm për pastrim dhe dezinfektim – mjafton që Qyteti të mos bllokojë”, përfundoi Ganiu, duke theksuar se Komuna mbetet e hapur për bashkëpunim institucional dhe veprim konkret.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments