Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës drejtoreshë e Teatrit Shqiptar Vjollca Bekteshi, ku u diskutua për pjesëmarrjen e këtij institucioni në Festivalin “Moisiu”.

“Sot mirëprita në komunën tonë ushtruesen e detyrës drejtoreshë e Teatrit Shqiptar Vjollca Bekteshi, ku diskutuam për pjesëmarrjen e këtij institucioni në Festivalin “Moisiu”. Ky festival këtë vit mbahet në Prishtinë, ndërsa vitin tjetër mbetemi me shpresë se Shkupi do të jetë nikoqir.

Gjithashtu diskutuam edhe për nevojat e Teatrit Shqiptar dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme si komunë për aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Takimi u përmbyllë me shpresë dhe pozitivitet se Teatri Shqiptar do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve përmes eventeve të ndryshme kulturore”, ka shkruar Ganiu.