“Dhoma 161 është e vërtetë, kemi informacione të sigurta”.
Kështu th? në Daily Click në TV21, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i cili thotë se është më se besueshme se BDI kishte futur në lojë edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit, vetëm që të mos mbetet në opozitë.
Gashi thotë se kjo ka ndodhur në dhomën 161, në Kuvend, dhe për këtë ka informacione të sigurta.
“Në bazë të informacioneve që i kemi pasur, të sigurta, ne e dimë se ashtu ka qenë”, tha Gashi.