8 C
Tetovo
E martë, 8 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniGashi në 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë: Të ruajmë të vërtetën, të...

Gashi në 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë: Të ruajmë të vërtetën, të kërkojmë drejtësin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, mori pjesë në Konferencën për të Drejtën Ndërkombëtare, Politikën dhe Kujtesën, me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Në fjalimin e tij, Gashi shprehu respekt të thellë dhe nderim për më shumë se 8.000 viktimat e pafajshme.

“Si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, detyrimi im është që e vërteta për këtë tragjedi të ruhet, ndërsa drejtësia të mbetet një synim i përhershëm. Në emër të qytetarëve, e dënoj me vendosmëri çdo formë të urrejtjes, mohimit dhe revizionizmit. Detyrimi ynë moral është të ndërtojmë një shoqëri ku dallimet respektohen, ndërsa dinjiteti njerëzor është një parim i pandashëm”, ka shkruar kryetari Gashi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments