Afrim Gashi sot në hapësirat e Kuvendit, ka takuar ambasadorin e ri të Zvicrës në vendin tonë, Kristof Zomer.
Në takimin e zhvilluar në një atmosferë tejet konstruktive, “janë afirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis dy vendeve”.
“Pata nderin të mirëpres në takim, ambasadorin e ri të Zvicrës, Sh.T. z. Kristof Zomer. Në një atmosferë shumë konstruktive, afirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore ndërmjet vendeve tona. Shpreha mirënjohjen e përzemërt për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i jep vendit tonë, veçanërisht në procesin e integrimeve evropiane, si dhe për projektet jetike që forcojnë kapacitetet parlamentare, transparencën dhe përfshirjen e qytetarëve. Theksuam rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë për forcimin e raporteve ndërparlamentare dhe bilaterale”, thekson në postimin e tij në rrjetet sociale, kryeparlamentari Gashi.

