8 C
Tetovo
E hënë, 27 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniGashi takon rektoren e UKM-së: Shkëmbehen ide për nxitjen e bashkëpunimit mes...
- Advertisment -spot_img

Gashi takon rektoren e UKM-së: Shkëmbehen ide për nxitjen e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe komunitetit akademik

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka takuar sot rektoren e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, prof. dr. Biljana Angellova, kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të UKM, prof. dr. Angell Ristov si dhe stafin akademik.
Në këtë takim të frytshëm janë shkëmbyer ide për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe komunitetit akademik, me fokus në zhvillim e arsimit, hulumtimit shkencor dhe politikave për të rinjtë.
“Diskutuam gjithashtu për nevojën e reformave në arsim, forcimin e kapaciteteve të brendshme dhe investimin në dije si e vetmja bazë e qëndrueshme për përparim të vendit. Vlerësova kontributin e stafit akademik në zhvillimin arsimor dhe shkencor të vendit, duke theksuar mbështetjen time për institucionet e arsimit në përmbushjen e misionit të tyre akademik”, shkruan kryeparlamentari Gashi në rrjetet sociale.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments